Presidenti Meta: Gjykata Kushtetuese te jete funksionale sa me pare |Lajme-News

2020-07-10 0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet e përfshira.

Duke komentuar vlerësimin e fundit të Komisionit të Venecias për ?përplasjen politike? Presidencë-Kuvend, Meta theksoi se Reforma në Drejtësi duhet të rifitojë besimin e qytetarëve dhe të kapë kohën e humbur.

?Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale. Dua të shpreh dhe njëherë vendosmërinë e Presidentit për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet në mënyrë që në Shqipëri reforma në Drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe të rifitojë besimin e qytetarëve. Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Këto rekomandime janë të qarta edhe në shqip. Jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet?.

Kreu i shtetit theksoi se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një nga kushtet e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Presidenti u pyet edhe zërat brenda grupit parlamentar të PS, ku ngritën aludime për një marrëveshje mes tij dhe Ramës sa i përket kandidaturës që Meta i ka propozuar Kuvendit për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kreu i shtetit mohoi ekzistencën e një marrëveshje të tillë.

?Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë dhe nuk kam ndërmend të merrem me thashetheme. Se çfarë vendimi merr Parlamenti për kandidaturën e propozuar nga Presidenti, kjo është e drejta e Parlamentit. Padyshim që jam i zhgënjyer për mosvotimin e 3 kandidaturave të para?.

Presidenti Meta foli edhe për aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, për të cilat tha se është një moment që duhet të përballohet me largpamësi.

?Ky është zhvillim mjaft sfidant që absolutisht do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitet, por duke vlerësuar se kjo nuk është sfidë në planin individual. Të gjithë drejtuesit kryesorë të UÇK që janë akuzuar, i kanë fituar të gjitha betejat ndërkombëtare. Madje pala që nuk është dënuar aq sa duhet, e dimë se kush është, dhe vrasësit e vëllezërve Bytyçi kanë edhe funksione publike?.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/